Ish-komandanti i NATO-s: Dua ta shoh Kosovën pjesë të aleancës, do të jem këtu për të festuar

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 10:37 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark pas takimit me presidenti Hashim Thaçi, tha se njerëzit e Kosovës kanë guxim të marrin vendime të duhura, raporton Ekonomia Online.

Prandaj sipas tij, Kosova e ka vendin në BE dhe NATO, madje ai thotë se kur kjo të ndodh do të vijë që të festojë bashkë me kosovarët.

“Është një eksperiencë e jashtëzakonshme të vij sot në Kosovë. Njëzet vjet para e kujtoj me shumë dhunë e tragjedi dhe tani kemi një demokraci”.

“Njerëzit e Kosovës kanë guximin të marrin vendimin e duhur për të shkuar drejt perëndimit dhe perëndimi do ta përqafojë këtë vend”.

“Shikoj të ardhmen kur Kosova të jetë pjesë e BE dhe NATOs. Kur të ndodhë kjo, do të vij prapë. Dua ta shoh Kosovën pjesë të NATO-s sepse në NATO janë njerëzit që e duan lirinë dhe Kosova ka treguar guximin dhe vendosmërinë”.

Derisa Thaçi e ka falënderuar ish-komandantin, Wesley Clark për kontributin e jashtëzakonshëm që dha ai në lirinë e Kosovës.

Thaçi tha se populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës  derisa ka dekoruar ish-komandantin Clark me “Urdhrin e Lirisë”.

Më pas, ai do të marrë pjesë në tubimin qendror në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në sheshin “Skënderbeu”.

Në orët e pasdites, do të jetë kryeparlamentari Kadri Veseli ai që do të presë në takim gjeneralin Clark.

Ndërsa, ish-komandanti i Forcave të NATO-s në Evropë do të pritet edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark deklarohen për medie pas takimit

Gepostet von EkonomiaOnline am Mittwoch, 12. Juni 2019

LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme