Ish-komandanti i UÇK-së i kundërpërgjigjet Vuçiqit që kërcënoi me luftë

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i Betejës së Koshares, Xhafer Gashi sot në Frontal të T7 i është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit Aleksander Vuçiq se me Kosovën mund të shpërthejë një konflikt i ngrirë si në rajonin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Gashi që aktualisht drejton komunën e Obiliqit tha se kosovarët do të qëndrojnë këtu dhe do ta presin Vuçiqin.

“Ne jemi këtu dhe do ti presim siç i kemi pritur edhe atëherë. Uroj që të mos vjen ai moment sepse lufta nuk sjell të mira, por ne jemi këtu dhe nuk e kemi ndërmend të largohem”, tha Gashi.

Protagonisti i njërës prej betejave më të lavdishme të UÇK’së, asaj të Koshares tha poashtu se ushtarët e vrarë serbë në këtë betejë janë varrosur dhe të njëjtit pas përfundimit të luftës iu janë dorëzuar autoriteteve përkatëse dhe nuk ka asnjë nevojë që për ta të bëhen kërkime për varreza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme