Ish-komandanti i UÇK-së, Adem Shehu aderon në AKR

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 15:18 | Nga

Aleancës Kosova e Re, sot i është bashkuar ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Shehu, i cili nga sot do të jetë pjesë e strukturave të AKR-së. Ai tha se vendimi për t’iu bashkuar Aleancës Kosova e Re, ka ardhur si rezultat i punës së dinjitetshme të Presidentit të AKR-së Behgjet Pacolli.

“Jemi ne ata që kemi nevojë për njerëz si presidenti Behgjet Pacolli, jo vetëm ne, por e gjithë Kosova” ka thënë ai.

Ish Komandantin e UÇK-së e priti Shefi i shtabit zgjedhor të AKR-së Rrahim Pacolli, i cili duke i uruar mirëseardhje Shehut, tha njerëzit e devotshëm janë gjithmonë të mirëseardhur në familjen e madhe të AKR-së .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme