Ish-krerët e UÇK-së në Hagë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 17 Tetorit

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 18:47 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradainaj dhe Hysni Gucati të cilët po mbahen në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë kanë aplikuar për të votuar të dielën.

Këtë për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së,Valmir Elezi.

Elezi ka thënë se si institucion, gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila është zhvilluar nga 10 Korriku deri më 18 Gusht, kanë pranuar shtatë aplikime nga shtatë shtetasit tanë që aktualisht ndodhen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara.

“Mund të ju konfirmoj se gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila është zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht, kemi pranuar aplikimet nga shtatë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët aktualisht ndodhën në objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Pjesëmarrja në votim përmes postës e një votuesi nga jashtë vendi, mund të dihet në një fazë të mëvonshme. Ne aktualisht i kemi të dhëna nëse kemi pranuar pako të supozuara me fletëvotime”, tha Elezi për EO.

Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes në votim nga jashtë vendit, Elezi tha se duhet të pritur procesi i përfundimit të votimit përmes postës.

“Deri në pasditen e ditës së sotme, pakot e supozuara me fletëvotimet e cilat janë pranuar nga jashtë Kosovës, janë mbi 4 500 pako të supozuara me fletëvotime, por duhet të presim përfundimin e procesit të votimit përmes postës, dhe kjo ndodh më 15 tetor, për të ditur saktë sa është numri i pako me fletëvotime të ardhur nga jashtë Kosovës”, u shpreh Elezi.

Të ngjashme