Ish-kryediplomati serb: S’pritet asgjë nga dialogu, Kurti po e pret SHBA-në dhe BE-në

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Jashtëm serb, Vladislav Jovanoviq tha se asgjë serioze nuk mund të pritet nga Qeveria e re e Kosovës, si dhe nga të gjitha ato të mëparshmet kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Gazeta Express.

“Ata janë duke pritur për momentin kur SHBA-ja dhe BE-ja do të bëjnë presion të mjaftueshëm dhe të padurueshëm ndaj Serbisë për të pranuar përfundimisht shtetin e ri, dmth Kosovën e pavarur. Kjo është arsyeja pse Kurti bëri një deklaratë të tillë që ai do të marrë pjesë në dialog, sepse ai nuk mund të bënte ndryshe, se ata kanë vetëm një qëllim – ta arrijnë njohjen e ndërsjellë”, tha Jovanoviq.

Ai theksoi se nuk pret ndonjë gjë të prekshme në vazhdimin e dialogut.

“Prishtina dëshiron, pret dhe mobilizon të gjithë ndikimin e saj në Amerikë, në mënyrë që Washingtoni, së bashku me Brukselin, në fund të fundit të ushtrojnë një presion të madh ndaj Serbisë dhe ta marrin njohjen e Kosovës nga ajo. Ai vetë nuk është shumë i hapur për një zgjidhje kompromisi, megjithëse nuk e refuzon atë paraprakisht për arsye negociimi”, beson Jovanoviq.

Të ngjashme