Ish-kryeministri Haradinaj: Kosova duhet t’i mirëpres disidentët nga Afganistani

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se Kosova duhet që të mirëpres disidentët që kërkojnë të strehohen nga Afganistani, pas konfliktit në këtë shtet, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj shtoi se duhet të jetë privilegj për Kosovën që jetë krah me Amerikën në këtë proces.

Madje asi tha se ky shtet i fuqishëm duhet që të shfrytëzohet edhe për kthimin edhe të shumë grave e fëmijëve nga Kosova që gjenden në Siri.

“Unë e kam bë një dekalrim publik, që ka qenë i pari prej Kosovës, ku kam kërkuar që Kosova vullnetarisht me strehuar disident, fjala është për lëvizje të caktuar që ka qenë aleatë me Amerikën për të çliruar Kosovën me kapacitet”.

“Ma vonë të gjithë kanë qenë pro, i mirëpresim të gjithë ata që kërkojnë ndihmën tonë. Unë jam thirrur në fatin se e kam pa edhe ndihmën e Amerikës, qe na ka ndihmuar nënat me fëmijë nga Siria. Është fat i madh që mund të bashkëpunojmë me Amerikën në këtë rast, por edhe te kthejmë ato gra që janë në Siri e po ankohen që po i keqtrajtojnë”.

Kur foli për kandidimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për kryetar të Prishtinës, nga VV, ai tha se kjo është e dhimbshme se ai nuk e mendjen te pandemia, por te gara, raporton EO.

“Porosia është e keqe se po e heqin ministrin e Shëndetësisë, por me heq kur kemi përkeqësim të gjendjes është pak e dhimbshme, nuk e di a duhet me shkarkuar, por ai e ka mendje të gara jo te pandemia”.

Të ngjashme