“Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka shkaktuar kaos në formimin e qeverisë” (Video)

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 20:16 | Nga

Zgjedhjet e mbajtura më 11 qershor, nuk bënë të ditur shumëçka, ato madje krijuan edhe më shumë opsione të qeverisë, e edhe më shumë paqartësi, prej të cilave ashtu siç mund të pritet krijimi i qeverisë, mund edhe të ketë bllokim tëinstitucioneve.

Mosmarrëveshjet për formim të qeverisë kishin shoqëruar edhe periudhën pas zgjedhjeve të vitit 2014, të cilat u qartësuan vetëm pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin bëhej e ditur se pa partinë fituese nuk mund të kishte Qeveri.

Megjithatë, avokati Dastid Pallaska, në emisionin Komiteti, thotë se edhe më tej nuk janë krejtësisht të ditur hapat që duhet ndjekur për krijimin e qeverisë në rast se pas zgjedhjeve nuk arrihen marrëveshje mes partive ndërsa subjekti fitues nuk i ka numrat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme