Ish-kryetari i Kuvendit: Delegatët e 2 Korrikut ishin të vendosur për liri dhe pavarësi

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 11:16 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovë, nënshkrues i deklaratës së 2 Korrikut të vitit 1990 Iljaz Ramajli, ka kujtuar ngjarjet në kontinentit të përpjekjeve të atij brezi për liri dhe pavarësi, raporton Ekonomia Online.

Duke folur në seancën solemne, Ramajli shtoi se ngjarjet e mëvonshme që kanë ndodhur në Kosovë dhe ish-Jugosllavisë kanë dëshmuar se delegatët e 2 korrikut dhe 7 shtatorit kishin të drejtë.

“Përkundër mbylljes së dyerve të Kuvendit delegatët duke qenë të vendosur për të quar përpara këtë detyrim, para dyerve e mbajtën mbledhjen”.

“Shpalljes së deklaratës së 2 Korrikut i kishte paraprirë faktori shqiptar, qëndrimet e partive politike, LDK, artikulonin këto kërkesa gjithë popullore”.

“Sot këtu nuk janë prezent të gjithë gratë dhe burrat që morën pjesë me 2 Korrik, në mesin e të gjallëve është edhe kryesuesi i mbledhjes Bujar Gjurgjialo”.

Përmes një video, është kujtuar edhe Gazmend Zajmi, i cili ishte përkujdesur për aspektin juridik e Kushtetues të Deklaratës së 2 Korrikut.

Të ngjashme