Ish ministri Berisha: Vjosa Osmani të japë dorëheqje dhe të anëtarësohet në LVV

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha i ka reaguar presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, pas deklaratës se “me pranimin e moratoriumit në Washington është cenuar rendin kushtetues të Kosovës”.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Osmani do të duhej të japë dorëheqje nga pozita e presidentes dhe të anëtarësohet në LVV.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas adresimit të saj në Kuvendin e Kosovës, ku ndërmjet tjerash tha, se: pranimi i moratoriumit në Washington ka cenuar rendin kushtetues të Kosovës.

Do të duhej të ndërmarr hapin e vetëm kushtetues që i ka mbetur, të japë dorëheqje nga presidentja e vendit dhe të anëtarësohet në partinë politike LVV”, ka thënë ai.

Ndrysh sot Osmani në fjalimin e saj në Kuvend ka thënë se pranimi i moratoriumit në Washington, ku Kosova ishte pajtuar që për një vit të mos lobojë për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare ka cenuar rendin kushtetues të vendit.

“Kosova ka miq dhe aleatë të rinj dhe të vjetër në të gjitha kontinente, që janë të palëkundur në mbështetjen që na ofrojnë në rrugëtimin tonë të drejtë të qenurit anëtarë me të drejta të plota dhe të barabarta në komunitetin ndërkombëtar. E gjitha kjo ka ndodhur përkundër një starti jashtëzakonisht sfidues. Duke aplikuar një politikë të jashtme tërësisht pasive të çakorduar në të kaluarën, e fatkeqësisht duke e pranuar edhe moratoriumin që cenonte rendin tonë kushtetues dhe të drejtën për të konsolidimin për subjektivitetin tonë ndërkombëtar, jo vetëm që u dëmtuan interesat tona strategjike por edhe ishin dikur dritat e politikës sonë të jashtme. Tani, këto drita jo vetëm që janë të ndezura por po punohet pa reshtur që Kosovën ta kthejmë mbarë e të ecim përpara ashtu siç e meritojnë qytetarët tanë”, nënvizoi presidentja Osmani në fjalimin e saj.

Të ngjashme