Ish-ministri Hasani në Kryesi të AAK-së, falënderon për pritjen e ngrohtë

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Ish-Ministri Bajram Hasani, përmes një shkrimi publikë në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se sot është bërë pjesë e partisë së AAK-së, shkruan EkonomiaOnline.

Hasani tutje është shprehur falënderues, pasi siç shkruan ai është përkrahur dhe pritur ngrohtë nga kjo parti.

Shkrimi i plotë:

Të dashur miq, sot Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ma dha besimin që të jem pjesë e Kryesisë së kësaj partie.

Falënderoj për përkrahjen e parezervë edhe kryetarin, Ramush Haradinaj.

I falënderoj për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen.

Besimin tuaj do ta përthej në punë dhe angazhim për partinë dhe Kosovën!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme