Ish-ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi aderon në PDK

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 13:30 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Shyqyri Bytyqi ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), raporton Ekonomia Online.

Lajmin e ka bërë të ditur në një konferencë për medie u.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai me këtë rast ka thënë se Bytyqi e njeh mirë fushën e politikave financiare, duke shtuar se programi i kësaj partie është në shërbim të rimëkëmbjes ekonomike.

“Është njëri që e njeh shumë mirë fushën e politikave financiare. Është një zë i veçantë e profesionit i fushës së ekonomisë Prishtinë, Kosovë e më gjerë”.

“Platforma jonë qeverisëse është rimëkëmbje dhe Shyqyriu do të jetë pjesë e rimëkëmbjes për zhvillimin ekonomik”.

“Vendin mund ta nxjerrim prej krizës vetëm kur kemi njerëz të fushës që me ide programi jonë të jetë më i mirë për ndryshimin e Kosovës”.

Ndërsa Byqyqi, tha se me PDK-në do të ecin para pa harruar që t’i mbrojnë vlerat historike të së kaluarës.

“Po rikthehem në familjen e madhe të PDK-së në një ekip që është i gatshëm të marr përgjegjësi për sfidat që e presin vendin tonë”, tha Bytyqi.

“Do të ecim para pa harruar që të mbrohen vlerat historike të së kaluarës. Të shihet dhe të mbrohen vlerat dhe të ndërtojmë vlera të reja për të ardhmen tonë. Ekipi ditët në vijim do të përgatitet për përballimin me sfidat”, shtoi ai.

Paraprakisht PDK-ja ka njoftuar se kanë nënshkruar koalicion me Lëvizjen për Drejtësi.

Të ngjashme