Ish-ministri i Drejtësisë: Pasuria që duhet konfiskuar është jashtë Kosovës

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka deklaruar se pasuria që duhet konfiskuar dhe hetuar për persona të ndryshëm është jashtë Kosovës.

Sipas tij, vendi më nuk ka mungesë të bazave ligjore.

“Kosova ka bazë të jashtëzakonshme ligjore. Ne na duhet fuqizim i institucioneve, më nuk është problemi te baza ligjore por te hetimi i thellë, i pavarur, financiar, sepse shumica e asaj pasurie që duhet të konfiskohet.

Unë personalisht besoj që nuk është në Kosovë dhe besoj që është jashtë Kosovës”, ka thënë Tahiri në Kallxo Pernime.

Ministria e Drejtësisë, në vitin 2019, kishte bërë disa ndryshime në Kodin Penal, kurse në vitin 2018 ka hyrë në fuqi Ligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme