Ish-Ministri i Integrimit: Ballkani është në vakuum gjeopolitik, ka shumë punë për Escobar

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Ish-Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, vlerëson se i Dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar ka shumë punë për të bërë në këtë rajon.

“Ballkani është në vakuum të paparashikueshëm gjeopolitik”, ka shkruar ai, transmeton Klankosova.tv.

“Ende nuk ka një marrëveshje paqeje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e Dejtonit për Bosnjën është e bllokuar”, ka shtuar Reka.

Më tej profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare ka thënë gjithashtu se Mali i Zi është nën kërcënim serioz të vazhdueshëm.

“Maqedonia e Veriut më së gjati kandidat për BE, ende pa bisedime për pranim, ngjashëm Shqipëria, ndonëse është vendi i parë i Ballkanit Perëndimor i anëtarësuar në NATO”.

Të ngjashme