Ish-ministri i Nismës i bashkohet partisë së kryeministrit

Prishtinë | 12 Kor 2019 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, dhe disa figura të tjera i janë bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Lajmin e ka bërë të ditur lideri i Aleancës, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, në faqen e tij në Facebook.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu bashkuan sot ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, asamblistja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, profesoresha Anila Tusha-Kastrati, Abdyl Brestovci, ekonomist i shquar dhe Burhan Arifi, stomatolog i njohur.

Interesimi për t’iu bashkuar vizionit të AAK-së për shtetin e fortë, është i jashtëzakonshëm dhe kjo na inkurajon që të punojmë pandalshëm në shërbim të vendit.

Të sapoaderuarit, profesionistë të respektuar, i falënderova për besimin duke iu uruar që përvojën politike ta shfrytëzojnë më së miri në familjen e madhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në të mirë të qytetarëve të Gjilanit, Anamoravës dhe tërë Kosovës.

Bajram Hasani ka qenë anëtar i NISMA-s. I njëjti më 28 qershor ka dhënë dorëheqje nga të gjitha detyrat dhe pozitat që kishte në këtë subjekt politik.

Të ngjashme