Ish-ministri nga LDK-ja: Djali im ka kryer fakultetin ekonomik, por merret me prodhim betoni

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

sh ministri i Infrastrukturës nga LDK në Qeverinë Mustafa, Lutfi Zharku, ka uruar të birin e tij për ditëlindje, duke treguar se ai ka përfunduar studimet për ekonomi, por që merret me prodhimin e betonit.

“Ka kryer fakultetin ekonomik si student i shkëlqyeshëm por prodhon beton. Po e përjeton si çdo i ri se sa vështire fitohet rroga. Po e ndërton personalitetin e një të riu punëtor dhe të ndershëm që të jetojë prej punës se vet. Edhe sot nuk ka pushim”, ka shkruar Zharku në Facebook.

Ariani im sot i mbush 24 vjet. Ka kryer fakultetin ekonomik si student i shkelqyeshem por prodhon beton. Po e perjeton…

Gepostet von Lutfi Zharku am Mittwoch, 30. Oktober 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme