Ish-ministri nga radhët e Nismës takohet me Haradinajn

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Anamorava do ta ketë përkrahjen e Qeverisë për zhvillim ekonomik

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend dhe projektet konkrete ekonomike, me theks të veçantë ato në Anamoravë.

“Prita sot në takim Ish Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani me të cilin biseduam për proceset politike në vend dhe për projektet konkrete ekonomike, me theks të veçantë për mundësitë zhvillimore të Anamoravës. Ky rajon tashmë numëron ndërmarrje e prodhues me storie suksesi dhe gatishmëria e Qeverisë për t’i mbështetur në planin afatgjatë zhvillimor nuk do të mungojë asnjëherë.RH”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Të ngjashme