Ish-ministri Vitia më 23 shtator raporton në komisionin Hetimor për menaxhimin e pandemisë

Prishtinë | 16 Sht 2020 | 10:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të raportojë në komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë, të mërkurën e ardhshme, pra me 23 shtator, raporton Ekonomia Online.

Vendimi për raportimin e tij u marrë me shumicë votash nga anëtarët e këtij komisioni. Fillimisht u propozua që ai të merret në intervsitim më 22 shtator, por më pas u vendos që ministri të lihet i fundit për raportim, pas kërkesë së deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Vitia do tu përgjigjet pyetjeve të deputetëve më 23 shator, prej orës 14:00. Para tij në raportim do të vijë Izet Sadiku, menaxher i karantinës që u vendos në Qendrën e Studentëve.

Kryetarja e komisionit, Mimoza Kusari-Lila tha se të martën do të intervistohen Valdet Hashani nga ora 11:00, kurse prindi i Arben Muslit, i cili vdiq në këtë Qendër, do të intervsitohet nga ora 14:00.

Ajo ka kërkuar të dhëna të sakta nga policia kufitare dhe ministritë përkatëse në lidhje me hyrjet dhe daljet e qytetarëve në pikat kufitare dhe aeroportin e Prishtinës, në kohën kur te kthyerit karantinoheshin.

Sipas saj, nga të dhënat që kanë marrë është e paqartë se sa qytetarë kanë hy dhe kanë dal nga vendin në atë periudhë, raporton EO.

“…policia kufitare nuk ka ndarje të kufirit tokësor dhe ajror, nëse ka mundësi që policisë kufitare me ju kërkuar edhe ndarja në bazë të pikave kufitare se në atë që kemi ka ndarje të shtetasve kosovarë dhe të huaj”.

“Ministrisë kërkohet një statistikë në bazë të pikave hyrëse kufitare, qarkullimit tokësor dhe ajror të kemi të seleksionuar hyrjet daljet, të kemi dallimin midis hyrje daljeve”.

Kurse deputeti Haxhiu tha se në bazë të raportit që kanë pranuar del se diaspora është diskriminuara ngase janë kanantinuar vetëm ata që kanë ardhur nga aeroporti e jo edhe ata që kanë ardhur nëpër pikat kufitare.

“Të jetë të specifikuar sa ka qenë hyrjet dhe pastaj edhe daljet për çdo pikë hyrëse. Ky raport ka konfirmuar që vetëm janë karantinuar vetëm ata që kanë ardhur nga pika hyrëse nga diaspora”.

“… ky është diskriminim me ata që kanë hy në pikat kufitare. të ndahet sa kanë hy edhe sa janë karantinuar”.

Të ngjashme