Ish-ministri Zemaj ankohet se pozita nuk po i lejon të flasin në Kuvend

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 12:49 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se pozita nuk është duke lejuar të dëgjohet zëri i opozitës, raporton Ekonomia Online.

Kjo sipas tij, është duke u tentuar të bëhet me anë ndalimit të fjalës në Kuvendin e Kosovës.

Ish-ministri i Shëndetësisë Zemaj në seancën e sotme të Kuvendit ka deklaruar se kjo u bë nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, duke shtuar se nuk i ka lejuar deputetët e opozitës të flasin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe për Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

“Po tentohet që me strategji nga që zëri i opozitës, zëri i deputetëve të mos dëgjohet në temat që janë shumë të rëndësishme. Me anë të rregullores së Kuvendit pretendohet të ruhet pavarësia kushtetuese, duhet të respektohet kjo rregullore nga ju”, ka thënë Zemaj.

Zemaj tha se kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci, nuk i ka lejuar deputetët e opozitës të flasin, pavarësisht rregullores së Kuvendit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme