Ish-ministrja e Drejtësisë-Hotit: Në dialog të pagjeturit të jenë kusht i panegociushëm

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 12:23 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka folur për të zhdukurit dhe të te zhvendosurit cila është pjesë e zotimeve të marrëveshjes në Washington, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se në këtë marrëveshje barazohen të pagjeturit dhe të zhvendosurit.

Sipas saj, kjo Qeveri me këtë marrëveshje e ka dëmtuar të drejtën për kthimit e të.

“Para çfarë do teme të pagjeturit duhet të jenë kusht dhe i panegocushëm. Fati i ta pagjeturve nuk ka qenë asnjëherë temë a po kush nga Kosova”.

Haxhiu ka thënë se sa i përket të zhvendosurve Kosova asnjëherë s’ka qenë kundër dhe u ka mundësuar kthimin të gjithë atyre që kanë dëshiruar.

Deputetja e kësaj partie, njëherit edhe e mbijetuar e luftës, Saranda Bogujevci tha së të gjithë familjarët e të pagjeturve kanë të drejtë të dinë për fatin e tyre, siç është rasti edhe me veprimtarin Ukshin Hotin.

Ajo ka thënë duhet të ngritet kapacitet shtetërore në disa aspekte siç është digjitalizimi i të dhënave, ngritja e stafit të komisionit qeveritarë për të pagjeturit etj.

“Problem tjetër është marrëveshja për çështjen e të dhënave ku Serbia refuzon të ketë një marrëveshje të tillë. Duhet bërë Serbisë presion që të bashkëpunojë”.

Të ngjashme