Ish-ministrja për vendimin e shfuqizimit të biletave: Kjo Qeveri tallet me studentë, invalidë e pensionistë

Prishtinë | 18 Mar 2022 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, njëherësh edhe ish-ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka kundërshtuarashpër vendimin e përgjysmimit të çmimeve të biletave në transportin ndërurban nga ana e Qeverisë Kurti.

Bajrami, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të saj në ‘Twitter’, e ka cilësuar si “lojë të Qeverisë” shfuqizimin e këtij vendimi, teksa i ka quajtur udhëheqësit qeveritarë si “praktikantë”.

“Loja e Qeverisë me popullin – shfuqizon vendimin për përgjysmimin e biletave – tallet me studentë, invalidë e pensionistë”, ka shkruar ajo.

“Shfuqizimi i vendimit për përgjysmimin e çmimeve të biletave për disa kategori është lojë e zyrtarëve praktikantë të Qeverisë. Siç e kam thënë në fillim se ai vendim ishte i pazbatueshëm e përsëris edhe sot se para vendimit do të duhej të merreshin një sërë masash për të mbajtur në fuqi një vendim, i cili ishte në të mirë të qytetarëve por që ishte i pazbatueshëm nga kompanitë e transportit”, ka vazhduar më tej Bajrami.

Ndryshe, gjatë së premtes zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar për shfuqizimin e vendimit të përgjysmimit të pagesës së biletave për disa kategori shoqërore.

Më 11 mars, vetë zëvendësministri Durmishi kishte njoftuar për vendimin për përgjysmimin e çmimit të biletave të autobusëve ndëruban për fëmijët, studentët, invalidët e luftës, infalidët e punës dhe pensionistët.

Të ngjashme