Ish-ministrja Reshitaj zyrtarisht në AAK, Kuçi – shef i shtabit zgjedhor

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 17:35 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministrja e MMPH-së, nga radhët e AKR-së,  Albena Reshitaj, edhe zyrtarisht ka aderuar në AAK, raporton EkonomiaOnline.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një konferencë për media duke thënë se ndihet e nderuar që është bërë pjesë e kësaj partie .

“Sot kam bërë aderimin tim në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Ndihem e nderuar të jem pjesë e një shtëpie të madhe. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për një parti që në rend të parë ka popullin dhe atdheun”, ka thënë ajo.

Reshitaj pas dorëheqjes nga posti i ministres së MMPH-së, ishte emëruar këshilltare e kryeministrit Haradinaj.

Ndërsa nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini tha se sot kanë mbajtur takimin e këshillit drejtues, ku kanë vendosur për shtabet zgjedhore.

Ai tha se shef i shtabit është zgjedhur Blerim Kuçi.

“Sot AAK ka mbajt takimin e këshillit drejtues, kemi të bëjmë me zgjedhjet, dhe AAK ka vendos për formatin e shtabit zgjedhor dhe për programin zgjedhor. Shtabit zgjedhor do t’i prijë Blerim Kuçi”, tha Gjini.

Të ngjashme