Ish partnerët e koalicionit i nxjerrin të palarat njëri -tjetrit (Video)

Prishtinë | 14 Maj 2017 | 09:52 | Nga

Nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi deklaroi se ri-negocimin e Demarkacionit nuk ka dashur ta bëjë Isa Mustafa.

Ai ka rrëfyer një takim që kryeministri në largim Mustafa ka pasur me homologun malazez, i cili kishte kërkuar që vija kufitare të negociohet, mirëpo sipas Kuçit, një gjë të tillë nuk ka pranuar ta bëjë Isa Mustafa.

Këto deklarata, ish-profesori universitar Riza Smaka, i sheh si fillim të hedhjes në publik të të palarave siç ka thënë ai të koalicionit PDK-LDK.

Ndryshe nga profesori Smaka, mendon Artan Murati, nga rrjeti i organizatave “Demokracia në Veprim”. Ai për televizionin deklaroi se nuk duhet të merren seriozisht deklaratat e politikanëve në këtë kohë fushate.

Ai shtoi se brenda gjithë këtyre deklaratave mund të ketë diçka të saktë, mirëpo është jo e sinqertë që të merret gjithçka si e vërtetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme