Ish-presidenti kroat Stipe Mesiq viziton Kosovën, sot e pret kreu i Kuvendit Glauk Konjufca

Prishtinë | 12 Shk 2022 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, po qëndron në Kosovë. Ai mbrëmë  ka darkuar në Mitrovicë me ish-presidentin kosovar, Behgjet Pacollin, dhe atë të Shqipërisë, Bamir Topi.

Derisa sot do të pritet nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, njofton Klan Kosova.

Takimi do të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës.

Mesiq ishte kryetar i i fundit i kryesisë së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë e më pas president i Kroacisë.

Ai ishte përkrahës i zëshëm i pavarësisë së Kosovës dhe shtetndërtimit të saj. Në fakt, Mesiq qysh kur ishte kryetar i RSFJ ishte një kundështar i ashpër i kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Mesiq pati dëshmuar kundër Millosheviqit edhe për një deklaratë të tij, e cila tregonte qartë se si synonte të sillej me Kosovën. Në gusht të vitit 1990, kur Mesiqi ngriti shqetësimet se si Serbia po e trajtonte çështjen e Kosovës, Millosheviqi u përgjigj: “Kur t’i jepni një shuplakë të mirë në fytyrë, atëherë ata do të jenë të bindur dhe kështu do ta zgjidhim atë çështje”.

Përveç kësaj, Mesiç i foli gjykatës edhe për pikëpamjet e tij mbi karakterin e Millosheviqit, të cilat vërtetonin atë të dëshmitarëve të tjerë. Ai pohoi se lideri serb nuk ka menduar kurrë për çmimin njerëzor të politikës së tij: njerëz të vrarë, të plagosur dhe të zhvendosur.

Të ngjashme