Ish-presidenti Sejdiu i shkon në zyre Ministrit Mehaj, ky tregon për çka folën

Prishtinë | 06 Kor 2022 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim ish-Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun.

Për këtë takim ka njoftuar vetë Mehaj, përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Facebook.

Ai ka treguar edhe temat për të cilat kanë folur me Sejdiun, duke thënë se diskutimet me të janë shumë të frytshme.

“Diskutimet me ish-Presidentin Sejdiu, si veprimtar, politikan dhe si akademik, janë shumë të frytshme për proceset zhvillimore të vendit, përfshirë edhe ato të sigurisë dhe mbrojtjes.

Sot prita në takim ish-presidentin Fatmir Sejdiu, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale në mjedisin e sigurisë dhe mbrojtjes, procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe për çështje tjera me interes për shtetin tonë. Gjithashtu diskutuam edhe për proceset reformuese dhe sfidat aktuale në procesin e integrimit evropian, për çka vlerësuam nevojën e forcimit të unitetit politik dhe qytetar të të gjithëve pa dallim”, ka shkruar Mehaj.

May be an image of 5 people, people sitting and indoor

Të ngjashme