Ish-rektori i Universitetit të Gjakovës i bashkohet Kadri Veselit në PDK

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Ish-rektori i Universitetit të Gjakovës, Hasan Mujaj i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës në mbështetje të kandidatit për kryeministër, Kadri Veseli.

Kreu i PDK-së, nëpërmjet një shkrimi në Facebook e ka falënderuar Mujajn për besimin në vizionin e tij për për një Kosovë të zhvilluar, pa korrupsion e nepotizëm dhe me mundësi më të mira për të rinjtë.

“Partisë Demokratike të Kosovës iu bashkua edhe një figurë e respektuar në rajonin e Dukagjinit. Ish-rektori i Universitetit të Gjakovës, Hasan Mujaj, tani kontributin e tij do ta japë edhe përmes politikës. Ai iu bashkua vizionit të PDK-së për një Kosovë të zhvilluar, pa korrupsion e nepotizëm dhe me mundësi më të mira për të rinjtë tanë”, ka shkruar Veseli.

Të ngjashme