Ish-sekretari i MIE: Po neglizhohet emërimi i ambasadorëve, propozimet e reja të jenë cilësore

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 12:02 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-sekretari i ministrisë së Integrimit Evropian, Demush Shaha në një prononcim për Ekonomia Online tha se emërimi i ambasadorëve është neglizhuar si proces nga Qeveria e re.

Shasha thotë se mosemërimi i 12 ambasadorëve me kohë nuk është situatë ideale, por që sipas tij, më me rëndësi është që propozimet e reja të jenë cilësore.

“Patjetër se është neglizhim sepse nuk duhet të ndodhë në një situatë çfarë ka ndodhë që përfundojnë mandatet e ambasadorëve ne nuk kemi ambasadorë dhe nuk është kjo situatë ideale, por për mua është me rëndësi edhe nëse jemi vonuar që propozimet e reja të jenë cilësore”.

Mes tjerash ai tha se ngritja e shërbimit diplomatik gjithmonë është parë si mundësi e re për rehatim të interesave partiake dhe atyre politike në kuadër të emërimit të shërbimit diplomatik.

Derisa, tutje ka shtuar se Qeveria e re duhet sa më shpejtë të përfundojë konsultimet e nevojshme dhe të bëhen emërimet e reja.

“Nuk e kisha quajtur skandal, është fatkeqësi që nga ngritja e shërbimit diplomatik dhe është parë si një mundësi e re një mundësi tjetër për rahatimin e interesave partiake dhe rahatimin e interesave politike në kuadër të emërimeve të shërbimit diplomatik, rrjedhimisht një situatë e tillë ka politizuar, shërbimi diplomatik i cili në fakt është dashur të jetë sa më apolitik, dhe ato emërime politike që i njeh ligji në nivelin e ambasadorëve të bëhen në një formë konsensuale, mirëkuptimi në mënyrë që çështja e shërbimit diplomatik të mos shndërrohet në arenë betejës politike”.

“…kjo nuk ka ndodhur e ku çdo mazhorancë ka parë shërbimin diplomatik si një mundësi për rehatimin e interesave politike, prandaj edhe sot vuajmë këtë pasojë, por kjo është e kaluara dhe duke shikuar para nesh, është mirë që Qeveria e re të përfundojë konsultimet e nevojshme dhe të bëhen emërimet e reja, unë në përmbledhja çfarë kisha thënë është që cilësia duhet të vije para shpejtësisë pra nëse na duhet edhe pak kohë është me rëndësi që kur bëhen propozimet për ambasadorët e rinj që të jenë cilësor, që humbasim disa javë nuk është telashe, pasi që ambasadat tona nuk është se kanë rol të jashtëzakonshëm”.

Më 19 maj të këtij viti ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) i ka propozuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të lirojë nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të cilët janë të emëruar politikisht.

Të ngjashme