Ish-shefi i shtabit zgjedhor të AAK-së në Rahovec i bashkohet në VV-së

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se Ali Dula nga Rahoveci i është bashkuar sot Lëvizjes Vetëvendosje.

Dula ka qenë mëherët shef i shtabit zgjedhor të AAK’së në Rahoves.

Njoftimi i plotë:

Ali Dula, nga Rahoveci, përfundoi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, e paralelisht edhe në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, në degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Ai ka mbrojtur me sukses temën e studimeve të masterit “Menaxhimi medial gjatë fushatave zgjedhore” në programin e komunikimit masiv dhe gazetarisë në Tiranë dhe Prishtinë.

Në këtë pranverë, Aliu do ta mbrojë disertacionin në sferën e komunikimit politik, në universitetin publik “Marmara University” në Turqi.

Nga viti 2006 është mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën e Mesme “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec.

Aliu është marrë dhe mirret edhe me krijime letrare, të cilat i boton kohë pas kohe në revistat periodike si “Labirinti” dhe “Jehonë Anadrinie”.

 Ndërsa në vitin 2009, ai botoi përmbledhjen poetike “Pëshpëritjet lirike”. Ai është edhe bashkorganizator i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, i cili mbahet çdo vit në qytetin e Rahovecit që nga 2015 e ku performojnë poetët eminentë nga vendet e ndryshme të botës.

Që nga sot, Profesor Ali Dula është anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe me përvojën, dijen dhe vullnetin e tij do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale, intelektuale e organizative në angazhimin tonë të përbashkët politik.

Të ngjashme