Ish-zëdhënësi i Tribunalit të Hagës: Me publikimin e propozim-padisë ndaj Thaçit dhe Veselit, prokuroria ka bërë shkelje serioze

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëdhënësi i Tribunalit të Hagës për ish-jugosllavi Dardan Gashi, ka thënë se është bërë shkelje e rregullorës së punës nga Gjykata Speciale me bërjen publike të dorëzimit të aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

Gashi për Klan Kosova tha se kjo praktikë nuk është parë deri më tani.

“Me këtë rast të publikimit të propozim-padisë ndaj personave të cekur, është bërë shkelje e rregullorës së punës. Propozim padia nuk publikohet pa u vërtetuar aktakuza. Kjo po shihet qartë se është politike dhe dëmton personat në proces”.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës theksoi se shpreson që ky gabim serioz i prokurorisë të merret parasysh dhe të hidhet aktakuza.

“Shpresoj që Gjykata do ta merr me seriozitet lëshimet serioze të Prokurorisë dhe prapavinë politike dhe të refuzojë një aktakuzë të tillë”.

Të ngjashme