Ish-zëvendës Sekretari i OKB-së: Zgjidheni problemin me Serbinë, keni ende punë për anëtarësim në BE

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 13:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Alain Le Roy, ka mbajtur ligjëratë në Kolegjin “Universum” mbi perspektivën e Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai fillimisht përmendi sfidat nëpër të cila ka kaluar dhe po kalon Kosova, por edhe barrierat që duhet t’i kalojë për liberalizim vizash dhe zhvillimin ekonomik.

Ajo çfarë e habit më shumë Le Roy është se akoma të rinjtë kërkojnë të dalin jashtë vendit.

“Ajo çfarë më habit është se akoma pas shumë vitesh pas luftës shumica e të rinjve, por edhe mosha e mesme po tentojnë me dal prej Kosovës, kjo është diçka që e kam dëgjuar shumë në vendin tuaj dhe të rinjtë nuk duhet ta lëshojnë vendin por të punojnë në ndërtim të vendit”, tha ai.

Sipas tij, Kosova duhet të punojë më shumë për anëtarësim në BE dhe se duhet sa më shpejt që të zgjidh problemet me Serbinë duke shpresuar që në të ardhmen raportet ndërmjet dy vendeve të ndryshojnë për të mirë.

Presidenti i Kolegjit “Universum”, Selajtin Berisha, falënderoi për punën dhe kontributin e tij në Kosovë Alain Le Roy, duke shtuar se për të është nder që ai ka ligjëruar për studentët.

“Është nder të ju kemi ju këtu dhe jemi falënderues edhe për punën dhe kontributin tuaj këtu”, tha Berisha.

Në këtë diskutim prezent ishin edhe studentë të Kolegjit, të cilët adresuan pyetje për Alain Le Roy, mbi mbështetjen e studentëve jashtë vendit.

Mirlinda Shoshi një nga studentet që ka studiuar një semestër në Gjermani adresoi pyetje për Alain Le Roy,  rreth mundësisë së kontributit në shtetet ku ata studiojnë dhe mundësinë e të drejtave të barabarta me studentët dhe pyeti se pse Franca nuk pranon heqjen e vizave për Kosovën.

Përderisa Berisha ia dhuroi çmimin për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut, në shenjë respekti dhe falënderimi për punën dhe kontributin e vazhdueshëm të Alain Le Roy për Kosovën.

Të ngjashme