Ish-zëvendësministri Brestovci: Numri i kosovarëve që janë larguar është rritur, prandaj janë rritur remitancat

Prishtinë | 08 Pri 2022 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Diaspora kosovare është në rritje e sipër edhe nga paslufta.

Bekim Brestovci, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke u bazuar në këtë thotë se janë rritur edhe dërgesat monetare të bashkatdhetarëve.

“Ka të rinj që nuk kanë parë përspektivë për jetën e tyre dhe janë larguar. Numri i tyre është rritur, prandaj edhe janë rritur remitancat”, është shprehur ai në emisionin PORTOFOL në Klan Kosova FM.

“Ndonëse ne jemi ekonomi që importojmë në raport 10:1, këto dërgesa kanë efekt pozitiv në sepse rritet Bruto Produkti Vendor”.

“Kosova diasporën duhet ta shohë përtej burimi të madh të remitancave. Duhet të gjenden politika që diasporën tonë ta shndërrojmë në konsumatorë të produkteve vendore. Shteti duhet të krijojë kompani të licencuar që merren me eksportin e produkteve vendore në tregun evropian”.

Ai ka thënë se remitancat nuk dërgohen vetëm si ndihmesë nga shqiptarët.

“Ato dërgohen edhe si shprehje e dashurisë ndaj anëtarëve të familjes, për dasma e gazmende, për ditëlindje. Ato nuk janë të lidhura vetëm me nevojën për mbijetesë”.

Të ngjashme