Ish-zëvendësministri i Jashtëm: Deklarata e Gërvallës për Prindonin është ftesë se diplomatët s’kanë detyrime ndaj Kushtetutës por vetëm ndaj bashkëshortëve

Prishtinë | 16 Shk 2022 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka reaguar ndaj ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se deklarata e Prindon Sadriut, ku etiketoheshin mediat si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” nuk ishte deklaratë e Prindonit diplomat por e Prindonit bashkëshort.

Në një postim në Facebook, Berisha ka thënë se deklarata e Gërvallës është ftesë për gjithë diplomatët se ata nuk kanë detyrime ndaj Kushtetutës por vetëm ndaj bashkëshortëve.

Ai ka thënë se Kosova në vend të kryediplomatës e ka një kryeanarkiste.

“Me shpjegimin qe bëri zonja Gërvalla për rastin e diplomatit Sadriu, tregoi që shteti i Kosovës në vend të kryediplomatës ka një kryeanarkiste. Ministrja e Puneve te Jashtme, zonja. Gervalla, ju beri ftese te gjithe diplomateve qe ata/ato nuk kane detyrime ndaj Kushtetutes, Ligjeve, normave e kodeve te miresjelljes civile e diplomatike por kane vetem detyrime ndaj bashkeshorteve apo partnereve te tyre dhe nuk kane asnjë kufizim ne fjalorin që përdorin. Në Evropë jo se jo, por vështirë te gjendet ne bote ndonjë shembull i tille degradues”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Të ngjashme