Ish zv.kryeministri kundër masave të reja: Mos e bankrotoni shtetin

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri është deklaruar kundër masave të reja antiCovid.

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, por ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit.

“Çdo vendim që nuk konsultohet me komunat, me odat ekonomike dhe akterët tjerë e kthen Kosovën prapa”. ka kërkuar ai.

“Shëndeti i qytetarëve ruhet duke respektuar masat me përpikëri të IKSHP-së dhe me inspektim rigoroz. Mos e bankrotoni shtetin!”, ka apeluar Tahiri.

Ditë më parë, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se takimin e mbajtur me ministrin, Arben Vitia në lidhje me gjendjen me pandeminë COVID-19, ka vlerësuar se është e rëndësishme që masat kundër përhapjes të këtij virusi të vazhdojnë të zbatohen.

Nga ky bord është thënë se nuk i përkrahin masat e reja që sjellin kufizime më të ashpra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme