Ish-zyrtari i VV-së: Dikur me insistimin e Albinit e ruanim kishën serbe, ia ndërruam edhe drynin

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka thënë se gjatë vitit 2016, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka detyruar që bëjnë rojë për disa ditë me radhë afër Kishës Ortodokse serbe në mes të kampusit universitar.

Ai tha se disa aktivistë të VV-së ia kanë ndërruar drynin kishës vetëm për të parandaluar mbajtjen e meshës që ishte paralajmëruar atë kohë.

“Me kujtohet kur ne 2016, si Vetevendosje, me insistimin e Albinit, grupe aktivistesh kemi mbajte roje per disa dite me radhe afer kesaj kishe. Disa aktiviste, naten vone ia nderrojne drynin ketij objekti per te parandaluar mbajtjen e meshes se paralajmeruar ne ate kohe”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Miu neper mustaqet e Kurtit!

Perderisa Xhelal Sveçla eshte i zene duke shtrire pertoke veteranet dhe invalidet e luftes neper Kosove,  bash ne mes te Prishtines, ne kishen simbol te shovinizmit te Millosheviqit, midis hapesires universitare qenka mbajtur mesha.

Kjo po ndodhe ne kohen kur Kurti eshte futur teresisht ne projektin e Asociacionit i cili kishat ortodokse i ben praktikisht territore autonome te Serbise ne Kosove.

Me kujtohet kur ne 2016, si Vetevendosje, me insistimin e Albinit, grupe aktivistesh kemi mbajte roje per disa dite me radhe afer kesaj kishe. Disa aktiviste, naten vone ia nderrojne drynin ketij objekti per te parandaluar mbajtjen e meshes se paralajmeruar ne ate kohe.

Sot Kurti eshte ne pushtet, dhe miu po i kalon neper mustaqe

Të ngjashme