Islami: Arrestimet e tilla ia heqin njollën Kosovës si vend i korruptuar – Impresionuese bashkëpunimi Prokurori – IPK

Prishtinë | 14 Mar 2022 | 13:23 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Arrestimin e pesëdhjetë zyrtarëve policor të dyshuar për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim i autoritetit zyrtar”, mëngjesin e së hënës po e vlerëson si veprim të duhur, njohësi i rrethanave të sigurisë në vend, Avni Islami, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, arrestimi i tyre është indikacion se dora e shteti dhe drejtësia po dalin në binar e po luftohet krimi i organizuar e korrupsioni.

“Qeveria aktuale ka ardhur në pushtet me atë se do ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe rezultatet e para janë dukur më herët por tash me arrestimin e këtyre zyrtarëve policor vërehet se dora e shtetit dhe e drejtësisë është duke vepruar. Është e pamundur që të luftohet krimi i organizuar nëse nuk luftohet krimi i organizuar institucional”.

Ai pohon se është e pamundur që të luftohet krimi i organizuar nëse nuk luftohet krimi i organizuar institucional, duke shtuar se qytetarët mund të fitojnë besimin në drejtësi e të ndihen të barabartë.

“Rastin e arrestimit të një numri të madh të policëve e sidomos të policisë kufitare është një shenjë qe shteti dhe drejtësia janë duke dal në binar në mënyrë që secili qytetar ta ndiej vetën që është i barabartë me të gjithë qytetarët dhe që krimi i organizuar dhe korrupsioni në vendin tonë nuk do të ketë vend”.

Islami shton se shteti mbahet me prokurorë të zellshëm, të besueshëm, punëtorë e trima, raporton EO.

“Është impresionuese që Prokuroria dhe Inspektoriati janë duke e kryet punën ashtu  siç duhet. Pastaj gjykatat e kanë në dorë verdiktin e tyre. Pra shteti mbahet me prokurorë të zellshëm, të besueshëm, punëtorë e trima. Unë jam kah e shoh që Prokuroria është kah e kryen punën ashtu siç kemi dashur që edhe më parë ta kryej këtë punë”.

Aksioni “Pika”, njëri prej operacioneve më të mëdha në vend kundër krimit të organizuar e korrupsionit është realizuar në orët e hershme të mëngjesit.

Të arrestuar kanë mbetur rreth 50 zyrtarë policor, të njëjtit dyshohen për veprën penale “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim i autoritetit zyrtar”.

Të ngjashme