Islami për marrëveshjen e Brukselit: Dakordim i bërë 5 vjet më parë

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Analisti Dardan Islami tha se marrëveshja e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovën dhe Serbisë është, në fakt, dakordim i arritur para 5 vjetëve.

“Kurti e provoi me polici, Vuçiqi provoi me i tregu muskujt me ushtri. Në fund u dakorduan për një marrëveshje të dakorduar para 5 vjetësh. Të dytë ia shesin si fitore xhematit të vet”, ka shkruar Islami në faqen e tij në Facebook.

“Policia dhe ushtria u tërhoqën, tërheqja e vëmendjes  u arrit, Amerika u kthye fuqishëm në lojë, pak besa edhe Rusia?”.

“Ta dijmë ku jemi”, ka theksuar Islami.

Të ngjashme