Ismaili: Albin Kurti politikan i tensioneve, zgjodhi opsionin më të keq

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK’së, Uran Ismaili sonte në Rubikon ka thënë se Albin Kurti është politikan i tensioneve, duke përmendur faktin që ai për pak kohë ndërroi fjalët edhe për reciprocitetin.

‘’Kurit është politikan i tensioneve. Dëshirën të dalë nga këto situata jo përmes klimës së bashkëpunimit, por që unë në moment të fundit po dëshiroj të shpëtoj gjërat’’

‘’Ai fillon ta heqë tarifën, e ka në dyshim nëse do të fillojë reciprocitetin. Ka munduar t’i ikë konfrontimit dhe të nxjerrë më të mirën për Kosovën’’, shton ai. Z.Kurti po e sjell opcionin më të keq”

Të ngjashme