Ismaili harton ligjin për rregullimin dhe uljen e çmimit të barnave, Vitia e falënderon

Prishtinë | 11 Qer 2021 | 10:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se kanë iniciuar Projektligjin për rregullimin e çmimeve të barnave, raporton Ekonomia Online.

Sipas Ismalilit qytetarët gjatë pandemisë kanë blerë barna me çmime shumëfish më të shtrenjta.

“Jemi në pandemi ku buxheti familjar po tkurret. Po përballen me kosto të papërballueshme shëndetësore. Kam iniciuar Ligjin për rregullimin e çmimit të barnave. Qytetarët gjatë pandemisë ilaçet  e 20 eurove gjatë pandemisë i blinin 200 a 300 euro. Qeveria Kurti 2 e ka lënë këtë ligj për fund vit” është shprehur ai.

Ismaili ka njoftuar se do të ia dorëzoj ministrit Vitia një draft final të këtij ligji, në mënyrë që të ndalohet abuzimi i qytetarëve me çmime të barnave.

“Duke parë tendencën për zvarritje po e marrë për herë të dytë nismën. Qytetarët tanë kanë paguar 10 milionë euro më shtrenjtë në vit. Blejnë më shtrenjtë se qytetarët në Shqipëri e Maqedoni. Çmimet ndryshojnë natën e ditën, nga fshati e në qytet. Po e dorëzoj një draft final që të ndalohet abuzimi i qytetarëve tanë”, ka shtuar ai.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pasi e pranoi draft ligjin e hartuar nga Uran Ismaili, e falënderoi atë për punën e bërë në këtë ligj, raporton EO.

“Pajtohem që çështja e rregullimit të barnave është ndër më kryesorët. Faleminderit për draftin. Nga fillimi ne e kemi futur në agjendë këtë ligj i cili do të rregullohet njëherë e përgjithmonë”.

:Faleminderit për bashkëpunimin. E kemi vullnetin  që këtë ta rregullojmë që ti vemi pikën abuzimit për çmimin e barnave”, i është përgjigjur ai Ismailit.

Të ngjashme