Ismaili kërkon votimin ligjin që rrit pagat e mjekëve dhe infermierëve

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 16:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismali, edhe një herë u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që ta votojnë ligjin që siguron rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë, raporton Ekonomia Online.

Ismaili i ka ftuar deputetët që të mos i vendosin pengesa këtij ligji duke rrezikuar që gjithçka të kthehet në pikën zero.

“Ministri i Financave foli për mundësinë që amandamentimet që  Rrogat në sektor e shëndetësisë janë rritur si asnjëherë më parë. Në rast se propozimet tona që ne i kemi dërgua tentohet në çfarëdo forme të i vendoset pengesë keni parasysh që të gjitha propozimet që i keni qitë këto do shkojnë në pikën 0. Ne e kemi një ligj që u mundëson mjekeve dhe infermiereve të i marrin rrogat ai asnjëherë më parë”

Gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për Ligjin për Paga, në amendamentin 59, u kërkua që të rriten pagat për mjekët specialist, cili nuk kaloi.

Por ministri i Financave, Bedri Hamza, kërkoi që kenë kujdes me rritjen e paga, sepse e rëndojnë buxhetin e Kosovës.

“Nëse kalohen koeficientet e caktum për kategori financiare do shkaktojnë pakënaqësi. Nëse krijohen diskrepanca të atilla do shkaktohen probleme te të gjithë sektorët dhe do e bëjë ligjin të vështirë pasi që do shkaktojë pakënaqësi”, tha Hamza.

Ndërsa, Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kjo kërkesë e prishë atë të cilën është biseduar gjatë seancës.

“Ky amendament është ligji dhe e prish atë të cilën kemi fol deri tash. Amendamenti i komisionit për shëndetësi duhet të pas shumë mirëkuptim. Një komision që ka përgjegjësi që i përfaqëson këta interesa të bëjë këso propozime. Kjo çka u bë deri tash është kot pasi nuk na thanë propozuesit se është kosto shtesë”, tha Krasniqi.

Ndërsa deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, u shpreh se është absurde të ruhen pagat e e drejtorit të trustit ndërsa të mjekëve specialist jo.

“Këtu po ruhet të ruhet paga e drejtorit të trustit ndërsa kur po kërkohet të ruhet paga e një neokirurgi po duket shumë e habitshme. Ne kemi kërkua që koeficienti i mjekut specialit të ngritët nga 5 në 5.6. Vazhdimit i nënçmimit i kontribuuesve shëndetësorë nuk i kontribuon përmirësimin. Kërkojmë përmirësimin e kushteve të pacientëve”, pohoi Kollçaku.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, pati një replikë për propozuesit e këtij amendamenti.

“Në coftë se ky ligj nuk kalon mundet me qajtë secili por edhe me manipulu pasi ata nuk e kanë peshën e përgjegjësisë. Mos e abuzoni seancën. Nëse votohet edhe ky amendament ka mundësi që të prishet ligji”, tha Veseli.

�DREJTPËRDREJT – Vazhdon seanca pleanare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin, Projektligji për Paga, Projektligji për zyrtarët publik,etj.

?DREJTPËRDREJT – Vazhdon seanca pleanare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin, Projektligji për Paga, Projektligji për zyrtarët publik, etj.

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, February 2, 2019

Të ngjashme