Ismaili: Në Rimëkëmbjen e Shëndetësisë, përmirësimi i kushteve për profesionistët shëndetësorë dhe pacientët, do të jetë prioriteti ynë kryesorë

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në rrjetin e tij social ka shkruar se në programin për Rimëkëmbje të PDK-së prioritet do të jetë përmirësimi i kushteve për profesionistët shëndetësorë dhe pacientët.

Ai ka treguar edhe sfidat me të cilat janë ballfaquar mjekët gjatë kohës së pandemisë, ku ka përmendur edhe infermieren Florije Hoxha në Klinikën Infektive në Prizren.

Postimi i plotë:

“Në 33 vjet shërbim në Spitalin e Prizrenit, nuk kam përjetuar diçka të tillë. Pandemia i ka goditur shumë qytetarët por edhe profesionistët shëndetësorë. Qe një vit, edhe sot kur po flasim, kemi shumë pacientë nën përkujdesje. Shumë prej tyre janë edhe nga Kukësi, të cilët i kemi trajtuar vazhdimisht. Por, duke mbështetur njëri-tjetrin si profesionistë shëndetësorë, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë”. – Florije Hoxha, Infermiere në Repartin Infektiv të Spitalit të Prizrenit.

***

Falënderoj Infermieren Florije, e përmes saj të gjithë profesionistët shëndetësorë në Kosovë, për kontributin e madh dhe përcaktues në luftimin e pandemisë. Në Rimëkëmbjen e Shëndetësisë, përmirësimi i kushteve për profesionistët shëndetësorë dhe pacientët, do të jetë prioriteti ynë kryesorë.

Të ngjashme