Ismaili: Nuk besoj që u ka skaduar afati vaksinave – po duket si lojë e poshtër për ta fajësuar popullin

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili ka reaguar ashpër ndaj skadimit të afatit të vaksinave.

Sipas tij, kjo po duket një lojë e ashpër për ta fajësuar popullin e shfajësuar veten.

Tutje, Ismaili, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se këto lojërat propagandistike po nuhaten nga larg.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Kur i ki 166 mijë doza tuj i kalue afati, çohesh e ban një fushatë të madhe si gjaja, nuk shkon me e hapareshë shtetin, që me mendue njerëzit që kaloi virusi, i kushtëzon mos me mujtë me i rrasë hunt nëpër secilën ndejë që bahet, edhe qe, e pret vjeshtën me shumë më shumë të vaksinuem, e shumë më pak viktima, e jo me i lanë vaksinat me skadue pa e thanë asnjë fjalë.
Edhe jo, s’po besoj që iu ka skadue afati, por po më duket një lojë tjetër e poshtër me e fajësue popullin, e me e shfajësue veten.
Seen bullshit like this before. Këto lojët propagandistike ia kam shkërrdhye qeverive të kalueme çdo herë, nëse dikush mendon që s’po ua ndij erën prej aeroplanit.

Të ngjashme