Ismaili: PDK-ja do dal fituese e zgjedhjeve nacionale

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i lartë i PDK-së, Uran Ismaili në një intervistë për “Zërin” ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës është më se e përgatitur për zgjedhjet nacionale.

Sipas tij mbështetja e madhe që po marrin si parti po bënë që të kenë ende më shumë kurajo për të arritur fitoren e këtyre zgjedhjeve, shkruan “Zëri.Info”.

“Ashtu siç kemi deklaruar që nga krijimi i kësaj situate të re, nga dorëheqja e kryeministrit, PDK ka dal pas një procesi të gjatë zgjedhor dhe ka dalë e përgatitur, me struktura të përgatitura, me kryetar të posa zgjedhur, me një shtrirje në gjithë Kosovën, prandaj ne jemi shumë të përgatitur që të hyjmë në këto zgjedhje me kapacitetin tonë të plotë dhe të dalim si fituese të zgjedhjeve nacionale. Andaj edhe tani shihet aktiviteti jonë i cili shtrihet në gjithë Kosovën dhe kemi një mbështetje të madhe e cila na jep kurajo dhe një vendosmëri më të madhe se do të dalim si parti fituese”, deklaroi Ismaili.

Të ngjashme