Ismaili: PDK-ja me 10 kandidatët e saj, oferta më serioze në Prishtinë

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka thënë se 10 kandidatët për deputetë të kësaj partie nga kryeqyteti është oferta më e mirë dhe serioze që prishtinasit kanë më 6 tetor.

Ai ka thënë se javën e kaluar ka zhvilluar shuam takime me qytetarë në çdo lagje të Prishtinës, nga ku edhe morën mbështetje të fuqishme.

Ky është postimi i Ismailit në llogarinë e tij në Facebook:

Në javën që lamë pas kam zhvilluar dhjetëra takime me qytetarë në shumë lagje të Prishtinës. Të gjithë bashkëqytetarët e mi njëzëri po kërkojnë një qeverisje që i jep kryeqytetit vëmendjen që meriton. Partia Demokratike e Kosovës me 10 kandidatë për deputetë nga qyteti ynë është oferta më e mirë dhe më serioze që prishtinasit kanë me 6 tetor. Si asnjëherë më parë, kjo ofertë po gjen mbështetje në secilën lagje dhe në secilin fshat. Me 6 tetor – të gjithë së bashku do të vendosim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë – për ty dhe shtetin.

Të ngjashme