Ismaili: Shkuarja e Qeverisë në hotelet e Prevallës tregon se deri tani janë marrë me pazare për pozita

Prishtinë | 29 Shk 2020 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se shkuarja e kabinetit qeveritar të Albin Kurtit në hotel në Prevallë për të hartuar programin qeveritar, është përpjekje e dështuar për ta improvizuar një program qeverisës, për të cilin siç thotë Ismaili, gënjyen se e kishin që para gjashtë muajsh.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se gjithë këta muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve, partnerët e koalicuonit VV-LDK po del se i kanë shpenzuar për pazare për poste e jo për program.

“Vikendi në një hotel në Prevallë i Qeverisë Kurti është përpjekje e dështuar për ta improvizuar një program qeverisës, për të cilin gënjyen se e kishin që para gjashtë muajsh. Kjo tregon se tërë ata muaj negociatash mes partnerëve – nuk ishin shpenzuar fare për program e parime, por për ndarje postesh e privilegjesh. Mungesa e programit dhe buxhetit ka paralizuar institucionet e Kosovës, duke shkaktuar ngecje në çdo sektor. Për fat të keq, përveç kohës që u humb paraprakisht, pasojat e mungesës së planit do të ndjehen nga qytetarët gjatë muajve të ardhshëm”, ka thënë Ismaili.

Vikendi në një hotel në Prevallë i Qeverisë Kurti është përpjekje e dështuar për ta improvizuar një program qeverisës,…

Gepostet von Uran Ismaili am Samstag, 29. Februar 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme