Ismaili voton me gruan: Dilni dhe vendosni për një Kosovë moderne

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga PDK-ja dhe Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij.

Ai ka ftuar të gjithë ata që s’kanë votuar që ta kryejnë këtë obligim qytetar.

“Së bashku me Arizonën votuam dhe ju ftoj të gjithëve që ende nuk keni votuar ta bëni këtë sa më parë. Sot është ngjarje e rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen tonë. Dilni dhe vendosni për një Kosovë moderne dhe me vizion të qartë perëndimor”.

Të ngjashme