Ismaili: Zemaj u bë partner i krimit farmaceutik me shfuqizimin e udhëzimit për çmime të barnave

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka kritikuar ashpër ministrin aktual të shëndetësisë Armend Zemaj, i cili ka shfuqizuar udhëzimin administrativ që rregullonte çmimin e barërave në nivel vendi dhe u kursente qytetarëve miliona euro në vit.

Gjatë mandatit sa ministër i Shëndetësisë ishte Uran Ismaili, e kishte miratuar udhëzimin administrativ i cili goditi tregun kriminal faramceutik dhe i shpëtoi rreth 12 milionë euro qytetarëve që me vite ishin manipuluar me çmime abuzive të barërave.

Ish-ministri Uran Ismaili tha se me shfuqizimin e këtij udhëzimi administrativ, ministri Armwnd Zemaj është bërë partner i krimit farmaceutik.

Deklarata e plotë e Uran Ismailit në faqen e tij në Facebook:

Në kohën kur e gjithë vëmendja e opinionit publik është e përqendruar te tmerri që po e shkakton pandemia, Ministri Armend Zemaj paska vendosur të bëhet partner i krimit të blerjes së barnave me çmime abuzive. Sot, ai paska shfuqizuar rregullativën që do të mundësonte ndalimin e plaçkitjes së qytetarëve dhe vetëm gjatë mandatit tim kurseu mbi 12 milionë euro në blerje të barnave. Plaçkitësit dhe hajnat e krimit të organizuar që kanë përfituar miliona në kurriz të pacientëve të sëmurë, pra, po kthehen fuqishëm. Kjo është tejet tronditëse dhe për këtë duhet të mobilizohemi të gjithë ne kundër të keqes. Shfuqizimi i Udhëzimit Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave nga Ministri Zemaj është i barasvlefshëm me një akt kriminal. Bashkë me Organizatën Botërorë të Shëndetesisë dhe qendrën e tyre për çmime referente kam punuar pa u ndalur për dy vjet rresht që të krijoj bazën ligjore që qytetarët tanë të mos paguajnë çmime shumëfish më të larta për barnat e njëjta. Në mungesë të këtij dokumenti, për 20 vjet me radhë Republika e Kosovës ka blerë mbi 6 milionë euro më shtrenjtë barna spitalore brenda vitit, ndërsa qytetarët tanë janë rrjepur financiarisht duke…

Të ngjashme