Ismet Beqiri nuk do të garojë për deputet

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e garës zgjedhore më 14 shkurt në kërkim të mandatit të ri si deputet.

Në një postim në Facebook, Beqiri ka thënë se këtë vendim e ka marrë vetë, duke shtuar se ka menduar për të liruar hapësirë për kandidatë të tjerë nga dega të cilën ai e udhëheq, në Kodrën e Trimave.

“Me dëshirën dhe vullnetin tim të plotë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës zgjedhore në këto zgjedhje, duke liruar hapësirë për kandidatë tjerë nga Dega ime e pamposhtur, që të jenë kandidatë, pse jo edhe Deputet të ardhshëm. Për këtë kam marrë edhe pëlqimin e Degës time, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë”, ka thënë ai duke shtuar se do të mbetet në krye të degës që e ka udhëhequr deri tash e duke paralajmëruar se shumë shpejt do të jetë në proceset tjera zgjedhore.

“Fundi i një rrugëtimi nënkupton fillimin e një rrugëtimi të ri”, ka shkruar ai në fund.

LDK-ja do të garojë në një listë të përbashkët me AKR-në në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme