Istogu rivoton më 17 dhjetor

Prishtinë | 02 Dhj 2017 | 14:01 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), ka marrë vendim që rivotimi për kryetar komune në Istog të zhvillohet më datë 17 dhjetor, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje u morr vendim që fushata zgjedhore të mbahet nga 11 e deri më 15 dhjetor, ndërsa më datën 16 dhjetor do të jetë heshtje zgjedhor.

KQZ gjithashtu miratoi edhe dizajnin e fletëvotimit për procesin e rivotimit në Istog.

Fillimisht anëtarët e komisionit kanë diskutuar për mënyrën e votimit më postë. Nga lista e votuesve jashtë vendit nuk hiqet asnjë votues, morri vendim KQZ.

Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së nga radhët e PDK-së tha se askujt nuk do t’i heqet e drejta për të votuar por do të verifikohen listat.

“Nuk do t’i hjeket e drejta askujt për të votuar, por nëse nuk kanë informacionet që kërkohen për votim do të heqen prej listës së votuesëve jashtë vendin në listë të rregullt”, tha Gjoshi.

Poashtu edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se të verifikohet lista e diasporës e raundit të dytë.

“Të verifikohet lista e diasporës së raundit të dytë dhe të mos heqet askush por të verifikohen ato lista dhe me konsensus të të gjithë anëtarëve të KQZ-së aprovohet se të gjithë janë për. 17 dhjetori do të jetë data e zgjedhjeve, të gjithë u pajtuan”, tha Daka

Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kolegji i Gjykatës Supreme, ka refuzuar si të pathemelta ankesat e subjekteve politike LDK dhe AAK, të cilat kanë kundërshtuar vendimin e PZAP-së, duke vendosur kështu që Istogu të shkojë në rivotim.

Ditë më parë LDK ka kërkuar nga Gjykata Supreme që të ndryshohet vendimi i PZAP-it me të cilin është aprovuar ankesa e tyre si e bazuar, dhe të anulohet vetëm procesi i votimit përmes postë.

Edhe AAK është ankuar lidhur me vendimin e PZAP-it për të shkuar në rivotim, duke thënë se vendimi për rivotim në Istog është i pabazuar.

Të ngjashme