Isufi: Askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht grupit polik e ardhjes nacionale

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 14:59 | Nga Kaltrina Zymberi

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht grupi polik e ardhja nacionale, duke folur kështu për ministrin Rikalo.

“E gjithë kjo që ka të bëjë me zhvillimin e strukturave në Kosovë. Pra nuk duhet t’i shmanget ligjit po ashtu. Kjo interpelancë e thirrur të ketë qëllimin se për çka është thirrur dhe është obligim i organeve të drejtësisë në Kosovë”, tha Isufi, raporton EkonomiaOnline.

Isufi ka apeluar te të gjithë qytetarët që kanë prova se është bërë diçka kundër popullatës, të dëshmojnë.

“Të gjithë ata qytetarë që kanë provat, dhe ne konstatojmë që është bërë gjithçka kundër popullatës civile në Kosovë të dëshmojnë”, tha Isufi.

“Po dijeni një gjë se askush më shumë se ata që kanë luftuar për të drejtën dhe të vërtetën nuk janë të interesuar të ndodh ajo që ka ndodhur . Shoqëria në Kosovë të shkarkohet nga ngarkesat emocionale që i ka shkaktuar okupatori gjatë luftës”, ka thënë ai.

Ai  theksoi se nuk duhet të këtë tendencë politike, por të lihen organet e drejtësisë të veprojnë deri në zbardhjen e rastit.

Të ngjashme