Isufi: Bojkotimi i mbledhjeve të Kryesisë, papërgjegjësi

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 13:22 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, tha se nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës po tregohen të papërgjegjshëm duke bojkotuar mbledhjet e Kryesisë.

“Sot, siç e patë, mungoi një pjesë e anëtarëve, që tregon për papërgjegjësinë e nënkryetarëve të cilët duhet të jenë prezentë në mbledhje me rendin e ditës që i cakton Kryesia”, tha Ahmeti, pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Kjo është e pakuptueshme sepse duhet të angazhohemi. Ne kemi pasur rendin e ditës paraprakisht të njohur, ka shumë pika që kanë mbetur edhe nga viti i kaluar edhe konsideroj që nuk është mirë që të pengohen sepse kjo po i kushton legjislaturës se Kosovës”.

Ai saktësoi se në rendin e ditës ishte dhe pika për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, raporton Ekonomia Online.

Isufi nuk deshi ta komentojë deklaratën e ambasadorit amerikan, Greg Delawie, ka përsëritur qëndrimin e ShBA-së se iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale rrezikon të ardhmen e Kosovës.

“Nuk i komentojmë deklaratat  e Delawies. Ju e dini përcaktimin tonë për Gjykatën Speciale, ka qenë edhe në mandatin e kaluar kur kemi votuar kundër sepse është vetëm për një etnitet. Nuk është e para herë që po ndërpritet dialogu. Ashtu qysh nuk ka ndryshuar logjika e Millosheviqit me të njëjtin ritëm po vazhdon edhe tani”, tha Isufi, i cili i takon partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Të ngjashme