Isufi konfirmon se ka dhënë dorëheqje nga VV në Gjilan, thotë se arsyet nuk janë vetëm personale

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Nevzad Isufi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet Isufi i cili ka treguar edhe arsyet e dorëheqjes. Ai tha se përveç arsyeve personale ka edhe arsyet të tjera që janë strukturat e Lëvizjes.

“Po, është e vërtetë, kam dhënë dorëheqje nga kryetari i degës së Vetëvendosjes në Gjilan. Arsyet i kanë strukturat e Lëvizjes. Ka arsye personale por nuk janë të vetme. Por, mund ta konfirmoj që kam dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat, prej kryetarit, anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm e deri tek asamblisti”, është shprehur Isufi për klankosova.

Të ngjashme